Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë zhvillon dy seanca dëgjimore dhe miraton në parim projektligjin "Për buxhetin e vitit 2023"
- Postuar më, 01/11/2022
Në drejtimin e kryetares znj. Grida Duma, Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë nisi me rend dite dite vijimin e degjeses se djeshme për shqyrtimin në parim të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2023” me ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët znj. Bora Muzhaqi. Znj. Muzhaqi, në vijim të raportit të djeshëm lidhur me detyrat qe komisioni i la ministrisë mbi disa të dhëna mbi satistikat e numrit të të rinjve dhe satistikat mbi investimet e qeverisë për fëmijët, sqaroi se për vitin 2022, ky numër është 615 mijë të rinj në Republikën e Shqipërisë nga mosha 15-29 vjeç. Në projektbuxhetin e vitit 2023 - vijoi znj. Muzhaqi - janë planifikuar; Mbështetja për rininë nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Rinisë, Strategjia Kombëtare e Rinisë 2022-2029, Programi i kodimit për fëmijët në klasë të parë, Programi i ekipeve sportive, Programi jashtëshkollor për fëmijët dhe të rinjtë
Komisioni vijoi me shqyrtimin në parim të projektligjit "Për buxhetin e vitit 2023" me Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave dhe institucionet në varësi. Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj. Olta Manjani, relatoi mbi treguesit financiar të Skemës së Sigurimeve Shoqërore, objektivat e Projektbuxhetit afatmesem dhe Programi Buxhetor 2023. Në hyrje të fjalës së saj znj. Manjani bëri një përshkrim të misionit të sistemit të sigurimeve shoqërore dhe ISSH-së, skemës se Sigurimit të Detyrueshëm, skemës se Sigurimit Suplementar, skemës Kompensuese të shtetit dhe trajtimeve të veçanta si dhe ecurisë se Sistemit të Sigurimeve Shoqërore dhe treguesit financiar ndër vite. Për sa i përket hartimit të Buxhetit të Skemës së Sigurimeve Shoqërore për vitin 2023, gjatë vitit 2022, si dhe për periudhën afatmesme 2023-2025 -theksoi znj. Manjani - është parashikuar të ketë një ecuri normale të kryerjes së pagesave për përfituesit e skemës së sigurimeve shoqërore, ndërkaq për sa i përket Programit të Sigurimit të detyrueshëm shoqëror per vitin 2023 “zë rreth 87% të totalit të transfertave në buxhetet familjare”
Pas pyetjeve, diskutimeve dhe sugjerimeve anëtarët miratuan në parim projektligjin "Për buxhetin e vitit 2023".