Struktura Kryetari Zëvendëskryetarët Byroja e kuvendit

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut shqyrton brenda fushave të përgjegjësisë projektligjet, projektvendimet dhe çështjet e tjera që paraqiten në Kuvend, kryen studime për efektivitetin e ligjeve në fuqi, ndjek zbatimin e ligjeve dhe kontrollon veprimtarinë e ministrive dhe të organeve të tjera qendrore, duke i propozuar Kuvendit ose Këshillit të Ministrave marrjen e masave përkatëse, si dhe propozon për miratim në Kuvend projektligje, projektdeklarata ose projektrezoluta.

Fushat e përgjegjësisë: Kodet dhe organizimi i pushtetit gjyqësor, administrata publike, administrata e pushtetit gjyqësor, organizimi dhe funksionimi i pushtetit vendor, shërbimet e pavarura në sistemin e drejtësisë dhe të drejtat e njeriut si dhe çështjet e agjendës së zhvillimit të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara dhe zbatimi i angazhimeve që rrjedhin prej saj.

Përbërja aktuale është si vijon:

Kryesia e komisionit: Klotilda Bushka - Kryetare (PS), Dhurata Çupi (Tyli) - Zëvendëskryetare (PD)Eduard Ndreca - Zëvendëskryetar (PS), Klevis Xhoxhi - Sekretar (PS).

AnëtarëFatmir Xhafaj (Grupi parlamentar PS)Ermonela Valikaj Felaj (Grupi parlamentar PS)Damian Gjiknuri (Grupi parlamentar PS)Jurgis Çyrbja (Grupi parlamentar PS), Saimir Hasalla (Grupi parlamentar PS)Toni Gogu (Grupi parlamentar PS), Aurora Mara (Grupi parlamentar PS)Xhemal Qefalia (Grupi parlamentar PS), Gerta Duraku (Grupi parlamentar PS)Denis Deliu (Grupi parlamentar PS)Pandeli Majko (Grupi parlamentar PS) Gledis Çeliku (Jashtë grupeve parlamentare), Gazment Bardhi (Grupi parlamentar PD), Enkelejd Alibeaj (Grupi parlamentar PD), Oerd Bylykbashi - (Grupi parlamentar PD), Saimir Korreshi  (Grupi parlamentar PD), Greta Bardeli (Grupi parlamentar PD), Dashnor Sula (Grupi parlamentar PD), Elda Hoti (Grupi parlamentar Aleanca për Ndryshim), Bledion Nallbati (Grupi parlamentar PD), Erisa Xhixho (jashtë grupeve parlamentare), Fatmir Mediu (Grupi parlamentar Aleanca për Ndryshim)

Anëtarë zëvendësues:  Etilda Gjonaj (Grupi parlamentar PS), Arben Pëllumbi (Grupi parlamentar PS), Bardhyl Kollçaku (Grupi parlamentar PS), Lavdrim Krrashi (Grupi parlamentar PS), Besion Ajazi (Grupi parlamentar PS), Ervin Salianji (Grupi parlamentar PD), Lindita Metaliaj (Grupi parlamentar PD).