Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme znj. Mimi Kodheli priti Ambasadoren e Izraelit znj. Galit Peleg
- Postuar më, 02/11/2022

Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, znj.Mimi Kodheli priti sot në takim Ambasadoren e Shtetit të Izraelit znj. Galit Peleg në një takim kortezie pasi znj. Peleg mori detyrën në vendin tonë në muajin shtator. Gjatë takimit bashkëbisedueset vlerësuan marëdhëniet krejt e veccanta dhe miqësore që karakterizojnë dy vendet tona duke shprehur vullnetin e plotë për ti intensifikuar ato në të gjitha fushat e bashkëpunimit.
Ambasadorja Peleg tha se ndihet e nderuar të përfaqësojë Izraelin në një vend mik si Shqipëria. Biseda u fokusua në çështje të marrëdhënieve dypalëshe, forcimin e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Izraelit e vëccanërisht në diplomacinë parlamentare, çështjet e proceseve të integrimit dhe zgjerimit europian si dhe mbi çështje të aktualitetit ndërkombëtar.