Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik zhvilloi katër seanca degjimore dhe miratoi në parim projektligjin "Për Buxhetin e vitit 2023"

  • Postuar më, 01/11/2022

Në drejtimin e kryetares znj. Flutura Açka Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik zhvilloi kater seanca dëgjimore, me objekt diskutimin ne parim, te projektbuxhetit për vitin 2023. Seanca e parë  dëgjimore ishte me me Drejtorin e Drejtorisë se Përgjithshme të Arkivave, z. Ardit Bido. Z. Bido ne fjalen e tij  duke shqyrtuar nevojat dhe kerkesat evidentoi se gjate viteve te ardhshme nevojiten te ndermerren disa projekte per te garantuar funksionimin normal te aktivitetit te Drejtorise se Pergjithshme te Arkivave.

“Drejtoria e Pergjithshme e Arkivave pas rikonstruksionit dhe pershtatjes se godines per muze per te cilen eshte lidhur kontrata dhe perfundon brenda vitit 2022 dhe ka te domosdoshme fondet per ristrukturim te brendshem te muzeut te Drejtorise se Pergjithshme te Arkivave ne shumen 100 milion leke per vitin 2023” veçoi ndër të tjera Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave.

Komisioni vijoi me seancën dëgjimore me Agjencinë për Media dhe Informim për diskutimin në parim të projektligjit "Për Buxhetin e vitit 2023". Te ftuar ishin z.Besmir Gjokutaj zëvendësdrejtor i Përgjithshëm dhe znj. Vjolanda Likaj, pergjegjese e Sektorit te Finances dhe Sherbimeve Mbeshtetese. Z. Gjokutaj pasi bëri një përshkrim të aktivitetit të AMI , përshkrimit të programit dhe objektivave, u ndal në shpjegimin e nevojave buxhetore të vitit 2023 si: Parashikimi i Pagave dhe Sigurimeve Shoqërore për vitin 2023 në vlerën  87,300,000 leke, parashikimin e shpenzimeve operative për vitin 2023 në vlerën 30.000.000 leke, si dhe ? Investimet për vitin 2023.

Më tej mbledhja vijoi me diskutimin në  parim të projektligjit ”Për Buxhetin e Vitit 2023” me ministren e Arsimit dhe Sportit, znj. Evis Kushi. Të ftuar ishin znj. Evis Kushi, ministre e Arsimit dhe Sportit, znj.Mirela Bimo, Drejtore e Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar dhe z.Erzen Tola, sekretar i Përgjithshëm. Në fjalën e saj znj. Kushi gjatë prezantimit të  projektbuxhetin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për vitin 2023, vuri theksin te prioritetet e tij si; Rritja e pagave; mbështetja studentore; Rritja e cilësisë në Arsim dhe ndërkombëtarizimi i Arsimit të Lartë.

Seancë dëgjimore e radhës ishte ajo  me rektorët e Universiteteve publike të rretheve për diskutimin në parim të p.ligjit "Për Buxhetin e vitit 2023". Të ftuar ishin Prof.  Dr. Suzana Kuci  Golemi- rektore e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, z. Semi Golemi, administrator i Universitetit “Eqerem Çabeji”, Gjirokaster, Prof. Dr. Ksanela Sotirovski, rektore e Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, Prof. Dr. Skënder Topi, Rektor i Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, Prof. Dr. Roland Zisi, Rektor i Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, Prof.   Dr. Dhimitri Bello, Rektor I Universitetit “Fan Noli”, Korçë. 

Të ftuarit shpjeguan kërkesat e tyre lidhur me projektbuxhetin 2023, dhe theksuan prioritetet si;permiresime ne infrastrukture, kerkime dhe studime shkencore, lidhje komunitare, kombetare dhe nderkombetare dhe njëkihësisht dhanë sugjerime për buxhetet lidhur  me  fondet për pagat, sigurimet shoqërore dhe krijimin e klasave digjitale. Pas diskutimeve komisioni miratoi  në parim projektligjin "Për Buxhetin e vitit 2023", ku i pranishëm nga ministria e Financave dhe Ekinomisë ishte dhe z. Gentian Opre, Drejtor i Drejtorisë së Analizës dhe Programimit Buxhetor, Drejtoria e Përgjithshme e Buxhetit.


Share