Zhvillohet mbledhja e radhës së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore
- Postuar më, 31/10/2022

?Në drejtimin e dy bashkëkryetarëve z. Damian Gjiknuri dhe z.Enkelejd Alibeaj, u zhvillua mbledhja e radhës së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore. Në mbledhjen e sotme u bë paraqitja nga ana e dy ekspertëve të komisionit të draft-propozimeve të përgatitura lidhur me një pjesë të Dispozitave të përgjithshme, si: objekti, përkufizime dhe parime për zgjedhjet e përgjithshme dhe vendore dhe harmonizimi i Kodit Zgjedhor në terminologji (përshtatja e dispozitave në terminologji dhe përcaktime me ndryshimet e miratuara më pare); Zgjedhësit dhe përgatitja e listës së zgjedhësve, si: përmbajtja, hartimi dhe miratimi i listës së zgjedhësve; procesi i përgatitjes së listës së zgjedhësve; si dhe Kufizimet e parashikuara për përdorimin e fondeve publike, veprimet e administratës, prokurimet publike dhe investimeve në fushatën elektronike.
Në nisje të mbledhjes z.Gjiknuri parashtroi se bëhet fjalë për hartimin e dispozitave të reja e një Kodi të ri Zgjedhor, siç edhe është dakordësuar, ku do reflektohen edhe përmbajtja e aktuale e Kodit Zgjedhor apo dhe ndryshime eventuale që mund të ndodhin për zgjedhjet vendore dhe që do të gjejnë reflektim në draftin e përgjithshëm të ligjit të ri.
Pas debateve lidhur me përfshirjen në rendin e ditës së prezantimit të draftit të përgatitur nga eksperti i PD-së, z.Indrit Sefa, për shkak të afatit të dorëzimit me ekspertët e tjerë, mbledhja vijoi me prezantimin e drafteve të përgatitura nga dy ekpertët e komisionit të posaçëm: z.Viktor Gumi (ekspert i PS) dhe z. Indrit Sefa (Ekspert i PD). Në mbledhjen e radhës do të vijojë diskutimi mbi draftet e paraqitura nga dy ekspertët e komisionit.