Zëvendëskryetarja e Kuvendit, znj. Ermonela Felaj mori pjesë në Sesionin e 34-rt të Asamblesë Rajonale të Europës në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë
- Postuar më, 31/10/2022

Në datat 23-26 tetor 2022, u mbajt në Parlamentin e Katalonjës Sesioni i 34rt i Asamblesë Rajonale të Europës në Asamblene Parlamentare të Frankofonisë ku morën pjesë anëtarët e Asamblesë znj. Hatixhe Konomi, znj. Ermonela Felaj dhe z. Luciano Boci. Në këtë Sesion u mblodhën parlamentarë të cilët ndanë të gjitha përvojat parlamentare mbi mbrojtjen e të drejtave civile dhe politike, mbi të drejtat e parlamentarëve dhe mbi të drejtat e njeriut, në një hapësirë debati që bëri që vlerat demokratike dhe objektivat e përbashkëta nga të gjithë ne të mbizotërojnë. Angazhimi i pjesëmarrësve të këtij parlamenti, ishte vërtet mbresëlënës si për kontributetet e përcjella nga vendasit, profesorë të së drejtës ndëkombëtare dhe kushtetuese por edhe nga ish gjyqtarë të Gjykatës Evropiane e të Drejtave të Njeriut.
Gjatë fjalës së saj në Sesion, Zëvendëskryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, njekohësisht dhe anëtare e Delegacionit tonë të përhershëm në Asamblenë Parlamentare të Frankofonise, znj.Ermonela Valikaj u shpreh se duke marrë shkas nga pamundesia e pjesëmarrjes së delegacionit të Kosovës në këtë Sesion , për arsye të mos pajisjes me viza, e sheh si të papranueshme këtë arsye në vitin 2022, që duhet akoma Parlamentarët Kosovarë të hasin vështirësi në pjesëmarrjen e tyre në organizime të tilla.
Gjithashtu marre shkas dhe nga tematikat për të cilën u mblodhën në këtë Sesion, u shpreh se rezoluta e Dick Martit duhet të shfuqizohet duke qenë se nuk ka më akuzë për trafikim organesh të qenieve njerëzore zyrtarisht dhe për më tepër që është një rezolutë kundër një lufte thelbësisht clirimtare, sipas të drejtës së cdo populli për të qenë i lirë. Viktimat nuk mund të shndërrohen në agresorë, shumë prej tyre vijojnë të jetojnë ende me nje qëllim, të flasin e të dëshmojnë para të gjithëve dhe për këtë arsye s'duhet të jemi të shurdhët e as të verbër, por të përdorim fuqinë e fjalës dhe fakteve për të denoncuar qëndrime të cilat shkojnë kundër njohjes dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
Kjo deklarate e znj.Felaj u mirëprit nga të gjithë parlamentarët e mbledhur në Asamble të cilët e përgëzuan dhe e mbështetën për fjalën e saj.